Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gazë
Bota
October 03, 2024 - 13:14
Kreu i qeverisë së Hamasit në Gazë është vrarë, pretendon ushtria izraelite.
Rawhi Mushtaha u “eliminua” së bashku me zyrtarët e lartë të sigurisë Sameh al-Siraj dhe Sami Oudeh në sulmet tre muaj më parë.
Ushtria izraelite tha se Hamasi nuk njoftoi vdekjen e tyre pas sulmit, për të “parandaluar humbjen e moralit dhe funksionimin e operativëve terrorist”.
Aeroplanët luftarakë goditën një kompleks nëntokësor që shërbente si qendër komandimi, ku militantët ishin “fshirë nga faqja e dheut”.
Izraelitët pretendojnë se Mushtaha ishte një nga “operativët më të lartë” të Hamasit, dhe kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet që kishin të bënin me vendndodhjen e luftëtarëve.