Të paktën gjashtë të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv
Foto: AFP

Të paktën gjashtë të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv

Bota October 01, 2024 - 19:44

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist me të shtëna dhe therje në Tel Aviv të martën, njoftoi policia izraelite.

Ata thanë se dy "terroristë" filluan një sulm vdekjeprurës në stacionin e trenit të Tel Avivit dhe vazhduan në këmbë përpara se të vriteshin nga civilë dhe inspektorë që përdorën pistoleta personale.

"Të dy terroristët janë neutralizuar në vendngjarje", tha policia në një deklaratë.

Sulmi ndodhi pak minuta përpara se Irani të lëshonte një breshëri raketash drejt Izraelit.

Pamje televizive, të shpërndara në rrjete sociale, shfaqnin persona të armatosur duke dalë nga një stacion i trenit dhe duke hapur zjarr ndaj personave përreth.

Mjekët dhe paramedikët ofruan trajtim mjekësor në vendngjarje për disa persona të plagosur me lëndime të shkallëve të ndryshme, duke përfshirë disa që ishin pa vetëdije, tha shërbimi izraelit i ambulancës, MDA./REL