Tërmet me magnitudë 6 ballë në Argjentinë
Bota
September 22, 2024 - 15:57
Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis, rajonin e Argjentinës, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Bëhet e ditur se epiqendra ishte rreth 88 kilometra në veriperëndim të Villa General Roca dhe kishte një thellësi prej 129 kilometra.
Lëkundje janë ndjerë edhe në provinca të tjera si La Rioja, San Juan, Mandoza dhe Cordoba. Deri më tani, nuk ka pasur raporte për dëme apo viktima.
Megjithatë, mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësimet gjithëpërfshirëse të dëmeve. /abcnews