Netanyahu: Kemi goditur Hezbollahun me seri sulmesh që as që ka mundur t’i imagjinojë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se Hezbollahu do të “marrë mesazhin”, pas një serie të operacioneve dramatike të ushtrisë izraelite.
“Gjatë ditëve të fundit kemi goditur Hezbollahun me një sërë sulmesh, që nuk mund t’i imagjinonte”, tha ai në një video adresim.
“Nëse Hezbollahu nuk e ka marrë mesazhin, ju premtoj – se do ta bëjë”, shtoi kryeministri izraelit, transmeton Telegrafi.
“Jemi të vendosur që të rikthejmë (të zhvendosurit në veri” banorët të sigurt në shtëpitë e tyre. Asnjë vend nuk mundë të tolerojë zjarrin tek banorët e saj dhe qytet e veta. Shteti i Izraelit nuk mund ta tolerojë gjithashtu këtë”, shtoi Netanyahu.
Siç ka bërë ditëve të fundit, Netanyahu është zotuar se Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rikthyer sigurinë.