“Ne nuk duam luftë me Libanin”, deklarohet presidenti izraelit
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, së fundmi është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
I pyetur për rrezikun e shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme, Herzog tha se “Izraeli është në një”situatë të rrezikshme” dhe se ka “qartësisht potencialin e përshkallëzimit dramatik”.
“Izraeli nuk është i interesuar të jetë në luftë me Libanin. Ne nuk duam të hyjmë në një luftë me Libani”, tha Herzog, shkruan SkyNews.
“Por, Libani është rrëmbyer nga një organizatë terroriste e cila është gjithashtu një parti politike e quajtur Hezbollah”, shtoi ai.
Presidenti izraelit mbante në dorë një imazh të shpërndarë nga ushtria izraelite, që tregonte komandantët ushtarakë të Hezbollahut të vrarë në sulmin ajror në Bejrut.
Ndryshe, Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash drejt Izraelit duke synuar objektet industriale dhe ushtarake.
Bëhet e ditur se shumica e 105 raketave të lëshuara janë kapur.