Rrjedhja e metanit shkakton shpërthim në minierën e Iranit, të paktën 30 të vdekur
Bota
September 22, 2024 - 11:58
Një rrjedhje metani shkaktoi një shpërthim në një minierë qymyri në Iranin lindor, duke vrarë të paktën 30 persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore iraniane të dielën. 24 minatorë të tjerë besohet se janë bllokuar brenda.
Raportohet se vdekjet kanë ndodhur në një minierë qymyri në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Teheran.
Rreth 70 persona punonin aty në momentin e shpërthimit. Televizioni shtetëror më vonë tha se 24 besohej se ishin të bllokuar brenda, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Guvernatori i provincës Mohammad Javad Qenaat tha për televizionin shtetëror se 30 minatorë ishin vrarë dhe 17 u plagosën.