Serbi: Tanku i ushtrisë shtyp një veturë, vdesin pesë persona në mesin e tyre edhe fëmijë
Sot në orën e mesditës ka ndodhur një aksident tragjik në Serbi, ku kanë humbur jetën pesë persona, në mesin e tyre edhe fëmijë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch duke iu referuar Ministria e Punëve të Brendshme
Mësohet se tragjedia ka ndodhur në rrugën Kralevë-Rashkë në qytetin e Bojaniqit, sot rreth orës 13:20 nga aksidenti i trafikut në të cilin janë përplasur një veturë e Ushtrisë së Serbisë dhe një veturë e pasagjerëve dhe me atë rast kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe një është rëndë i plagosur.
Fëmijët e vdekur nga ky aksident janë të moshës 10, 7 dhe një foshnje (1). Shoferi dhe pasagjerët në makinën e pasagjerëve D.L (33), L.L.(7), M.L (27), ndërsa M.L. (32) ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në komunikacion publik, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Kraljevë ka ndaluar shoferin M. V. (54), i cili drejtonte tankin e ushtrisë serbe.
Deri në këto momente ende nuk dihet nëse tanki, automjeti i ushtrisë serbe ishte duke shkuar drejt kufirt me Kosovën i cili shtypi një veturë, duke lënë pesë të vdekur (tre fëmijë) sot në Kraljevë që si duket ishte duke shkuar në manovrat ushtarake ku Serbia tregon sot “muskujt” duke nxjerr tanket dhe avionët, ka shkruar Le Canton27.ch
Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kraljevë për procedurë të mëtutjeshme, së bashku me kallëzim penal.