Vrasja e dy grave në Australi në vitin 1977, arrestohet autori i dyshuar në Itali
Një burrë është arrestuar në Itali për vrasjen e dy grave që u gjetën të vdekura në një shtëpi në Melburn në Collingwood në vitin 1977.
65-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Romës.
Policia në shtetin australian të Victoria do të kërkojë ekstradimin e tij për t’u kthyer në Melburn, raporton Guardian.
Susan Armstrong dhe Susan Bartlett u vranë në janar 1977 në një shtëpi me qira në Collingëood, ndërsa foshnja 16 muajshe e Armstrong flinte në një dhomë tjetër.
Trupat e grave u gjetën tre ditë pasi u panë të gjallë për herë të fundit, dhe fëmija ishte i shqetësuar dhe i dehidratuar.
Të dyja gratë, Armstrong, 27 vjeç dhe Bartlett, 28 vjeç, u goditën disa herë me thikë, thanë zyrtarët e policisë.
Këto vrasje kanë qenë një nga rastet më të famshme të pazgjidhura të Melburnit, si dhe temë e shumë librave dhe podkasteve.
Në vitin 2017, u ofrua një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që kishte informacion të ri që mund të çonte në arrestimin dhe dënimin e përgjegjësve.
I dyshuari është arrestuar në bazë të fletarrestit të kuq të Interpolit./abcnews