Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kompleks shkollor në Gaza
Bota
September 21, 2024 - 16:52
Dëmet në vendin e një sulmi izraelit në një shkollë në lagjen Al-Zaytoun të Gazës më 21 shtator.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një kompleks shkollor, i cili ndodhi sot ka shkuar në 22.
Zyra për Media e Qeverisë së Gazës raportoi se 20 nga të vrarët ishin gra dhe fëmijë, ku sipas kësaj zyre, 13 ishin fëmijë, gjashtë gra dhe një foshnjë tremuajshe, raporton CNN.
Në njoftim thuhet gjithashtu se 30 persona janë plagosur duke përfshirë 9 fëmijë që kishin nevojë për amputime dhe të tjerë me djegie të rënda.
Ndërkaq, ushtria izraelite tha më herët kompleksi po përdorej si qendër komanduese e Hamasit dhe sipas kësaj ushtrie, ishin marrë masa paraprake për të shmangur viktimat civile.