Harris: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet
Bota
September 20, 2024 - 17:22
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën nëse dikush hyn në shtëpinë e saj.
“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, ai do të qëllohet”, tha Harris në formë shakaje gjatë një emisioni të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan me Oprah Winfrey, shkruan BBC.
Pas të qeshurave, kandidatja demokrate për presidente vazhdoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”.
Harris, e cila theksoi gjatë debatit të fundit presidencial se ishte poseduese e armëve, ka përsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese.
“Nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”, theksoi ajo. /abcnews