Izraeli njofton për nisjen e fazës së re të luftës
Ministri izraelit i mbrojtjes ka shpallur fillimin e një “faze të re” lufte teksa ushtria e kthen vëmendjen në frontin verior me Libanin.
Kjo pason dy ditë radhazi shpërthimesh në Liban, shkruan skynews.
Duke folur me trupat izraelite, Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze.
Por, ai vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se “rezultatet janë shumë mbresëlënëse”.
Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se “qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat”.
“Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës – kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme shpërthyen “pagers” e militantëve të Hezbollahut gjersa sot shpërthyen radiolidhjet e tyre ndërsa deri më tani janë raportuar 18 të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur. /Telegrafi/