Shpërthim në qendër të Këlnit
Foto: AFP

Shpërthim në qendër të Këlnit

Bota September 16, 2024 - 10:00

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut - një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante - është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë.

Policia u kërkoi qytetarëve ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit. /REL