Harrisi pas të shtënave pranë Trumpit: Dhuna nuk ka vend në Amerikë

Harrisi pas të shtënave pranë Trumpit: Dhuna nuk ka vend në Amerikë

Bota September 15, 2024 - 23:02

Kandidatja demokrate presidenciale, Kamala Harris, rivale e republikanit Donald Trump, i ka dënuar sonte të shtënat me armë të raportuara në Florida.

Ajo ka thënë se dhuna nuk ka vend në Amerikë, ndërsa ndjehet mirë që Trump gjendet i sigurt.

”Jam informuar për raportimet e të shtënave me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam i kënaqur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë’.