Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, reagon ekipi i fushatës: Është i sigurt

Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, reagon ekipi i fushatës: Është i sigurt

Bota September 15, 2024 - 21:03

Ekipi i fushatës së Donald Trumpit ka deklaruar të dielën se ish-Presidenti Donald Trump është “i sigurt pas të shtënave me armë në afërsi të tij.”

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera në këtë moment,” tha përfaqësuesi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, në një deklaratë që nuk ofroi informacion të mëtejshëm.

Ish-presidenti po luante golf në Trump International Golf Club në West Palm Beach. Terreni u mbyll menjëherë, sipas një burimi të njohur me situatën, ka raportuar CNN.