Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya, Turqi, duke lënë të plagosur 21 persona.
Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.
Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit po punojnë për të verifikuar nëse ka persona të bllokuar brenda fabrikës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në seksionin e mullirit të fabrikës.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tundz, njoftoi se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Zona industriale e Hedekut, ku ndodhet fabrika, është e njohur për karakterin e saj të fortë industrial.
Tymi që ngrihet nga zjarri është i dukshëm nga pjesë të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe autoritetet.
Guvernatori Karadeniz konfirmoi se, deri më tani, nuk ka raportime për viktima, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./Telegrafi/