Skandal në Itali, 40 persona shkatërrojnë spitalin pasi iu vdes i afërmi
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një spital në Pescara të Italisë, ku 40 persona, burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara, pas vdekje së një të afërmi të tyre.
Situata doli jashtë kontrolli, me dyer të thyera dhe mjete spitalore të hedhura në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg.
Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.
“Dënoj fuqishëm aktin e urryer të dhunës të ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s, Vero Michitelli.