Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Bullgari, humbin jetën dy pilotë
Dy pilot u vranë kur një aeroplan u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Bullgari, përpara një shfaqje ajrore ushtarake të planifikuar të nesërmen, ka njoftuar kryeministri bullgar.
Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Dimitar Glavçev, ka vizituar vendin e rrëzimit në bazën ajrore Graf Ignatievo në Bullgarinë qendrore.
Ndërsa për vdekjen e pilotëve ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Aeroplani i përfshirë ishte një aeroplan trajnimi i avancuar L-39ZA.
Ministria anuloi shfaqjen ndërkombëtare ajrore të planifikuar për të shënuar 20 vjetorin e pranimit të Bullgarisë në NATO dhe tha se një hetim për aksidentin është duke u zhvilluar.
Ndryshe, më herët presidenti bullgar Rumen Radev, një ish-komandant i Forcave Ajrore Bullgare, bashkë-pilotoi një avion F-16 në të njëjtën bazë ajrore.