Macroni emëron kryeministrin e ri të Francës
Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi të enjten Michel Barnierin si kryeministër të ri të vendit.
Sipas mediave të huaja, njoftimi i shumëpritur vjen rreth dy muaj pasi asnjë parti nuk fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet e parakohshme, duke çuar në një ngërç në negociatat se kush duhet të drejtojë qeverinë.
Barnieri është një ish-komisioner evropian dhe ministër i Jashtëm francez nga partia e qendrës së djathtë Les Républicains. Më vonë ai shërbeu si kreu i marrëdhënieve të Komisionit Evropian me Mbretërinë e Bashkuar dhe vlerësohet me negocimin e daljes së kësaj të fundit nga blloku.
Emërimi vjen gati tre muaj pasi zgjedhjet e parakohshme legjislative e futën Francën në një bllokim politik kur asnjë parti nuk fitoi një shumicë të plotë. Aleanca e majtë e Frontit të Ri Popullor i befasoi të gjithë duke marrë shumicën e vendeve, ndërsa koalicioni i Ansamblit të Macroni doli i dyti, përpara Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.
Macroni i kërkoi kryeministrit në largim Gabriel Attal të qëndronte në postin e tij për të siguruar stabilitet, veçanërisht pasi Franca priti miliona vizitorë për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2024 në korrik dhe gusht.
Konservatorët Xavier Bertrand dhe Michel Barnier, si dhe ish-kryeministri socialist Bernard Cazeneuve ishin ndër emrat e propozuar për kryeministër.