Geoana lë postin e NATO-s për të garuar për president të Rumanisë
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoan, njoftoi të martën se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në aleancën ushtarake, në mënyrë që të garojë për president të Rumanisë në zgjedhjet e nëntorit.
Geoana tha se u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën për ta njoftuar atë për planet e tij.
Kjo u konfirmua për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë nga vetë Geoana dhe nga burime brenda NATO-s.
Geoana me gjasë do të zëvendësohet në postin e zëvendëssekretarit nga Boris Ruge, i cili mban pozitën e ndihmëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri.
Stoltenbergut i mbaron mandati më 1 tetor dhe atë do ta pasojë ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte.
Presidenti i tanishëm rumin, Klaus Iohannis, e ka të ndaluar garimin për mandatin e tretë nga Kushtetuta rumune.
Geoana, 66 vjeç, ka qenë në pozitën e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s prej vitit 2019. /Rel