Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve
Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya thotë se kërkesat e ashpra të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një marrëveshje armëpushimi, janë arsyeja për vdekjen e pengjeve të mbajtura në Gazë.
“Përgjigja e Netanyahut ndaj pranimit tonë të dokumentit të paraqitur nga [presidenti i SHBA Joe] Biden ishte evazive, e ndjekur nga vendosja e disa kushteve të reja. Netanyahu këmbënguli të qëndronte në Filadelfi dhe Netzarim [korridoret] dhe refuzoi të lironte të burgosurit tanë të moshuar që vuanin dënimin e përjetshëm”, tha al-Hayya për Al Jazeera.
“Ne nuk jemi të interesuar të negociojmë kushtet e reja të Netanyahut. Lëvizja vendos të mos bëjë kompromis për propozimin e 2 korrikut”, shto ai, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër janë duke vazhduar luftimet në Gazë, ku janë raportuar për dhjetëra palestinezë të vrarë dhe shumë tjerë të plagosur.
E në rrugët e qyteteve izraelite janë organizuar protesta ku mijëra qytetarët kanë bllokuar gjithçka dhe po kërkojnë marrëveshje të arritur me qëllim që të lirohen pengjet.