Shpërthim në Francë, pretendohet për sulm terrorist

Shpërthim në Francë, pretendohet për sulm terrorist

Bota August 24, 2024 - 16:47

Një shpërthim jashtë një sinagoge në jug të Francës po hetohet nga autoritetet si “vrasje terroriste në tentativë”.

Policia tha se shpërthimi u shkaktua nga djegia e dy makinave jashtë sinagogës Beth Yaacov në qytetin turistik La Grande-Motte.

Një nga automjetet përmbante një bombol gazi të fshehur, raporton BBC.

Burime policore thanë për mediat franceze se një burrë i kapur në icizimet e kamerave duke i vënë flakën automjeteve mbante një flamur palestinez dhe ndoshta një pistoletë.

Udhëheqësi i komunitetit hebre, Yonathan Arfi tha se incidenti ishte “një përpjekje për të vrarë hebrenjtë”, duke shtuar se sulmi dukej se ishte planifikuar të synonte adhuruesit e mëngjesit të së shtunës.