Shkon në 76 numri i të vrarëve në protestat antiqeveritare në Bangladesh

Shkon në 76 numri i të vrarëve në protestat antiqeveritare në Bangladesh

Bota August 04, 2024 - 22:54

Të paktën 76 persona janë vrarë në Bangladesh mes përleshjeve të përkeqësuara mes policisë dhe protestuesve antiqeveritar.

Trazirat vijnë pasi drejtuesit e studentëve kanë shpallur një fushatë të mosbindjes civile për të kërkuar që kryeministri Sheikh Hasina të japë dorëheqjen.

Trembëdhjetë policë u vranë kur mijëra njerëz sulmuan një stacion policor në qarkun e Sirajganj, u tha nga policia, transmeton Telegrafi.

Protesta e studentëve nisi me kërkesën për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil muajin e kaluar, por tashmë është kthyer në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.

Si policia ashtu edhe disa mbështetës të partisë qeverisëse u panë duke qëlluar me municion të vërtetë mbi protestuesit antiqeveritar. Policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Numri total i të vdekurve që nga fillimi i lëvizjes së protestës në korrik tani është mbi 270. /Telegrafi/