Franca kërkon të shmanget përshkallëzimi pas sulmit në Majdal Shams, i këshillon qytetarët e saj të mos shkojnë në Izrael

Franca kërkon të shmanget përshkallëzimi pas sulmit në Majdal Shams, i këshillon qytetarët e saj të mos shkojnë në Izrael

Bota July 28, 2024 - 15:36

Ministria e Jashtme e Francës i është bashkuar listës së atyre që po e dënojnë sulmin vdekjeprurës në Majdal Shams, për të cilin Izraeli e fajësoi Hezbollahun.

MPJ-ja e Francës tha: “Franca dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin që goditi komunitetin Druz në Majdal Shams”.

“Franca kërkon që të bëhet gjithçka që është e mundur për të shmangur një përshkallëzim të ri ushtarak dhe ne do të vazhdojmë punën me palët përkatëse për këtë”, thuhet në reagim.

Ministria e Jashtme e Francës ripërsëriti këshillat për qytetarët e saj që të mos e vizitojnë Izraelin, Libanin dhe territoret palestineze. Ambasada e Norvegjisë në Liban u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga vendi, duke përsëritur paralajmërimet.