30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pas një sulmi në një shkollë në Gaza

30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pas një sulmi në një shkollë në Gaza

Bota July 27, 2024 - 21:03

Ministria e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi ka thënë se ushtria izraelite ka goditur një shkollë në Deir al-Balah të Gazës, duke vrarë të paktën 30 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Forcat izraelite të e Mbrojtjes thanë në Telegram se një qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit ishte vendosur brenda shkollës Khadija, shkruan BBC.

IDF shtoi se Hamasi e përdori kompleksin si një vend fshehjeje për të drejtuar dhe planifikuar sulme dhe për të ruajtur armët.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se viktimat nga sulmi në atë shkollë ishin civilë dhe shumica e tyre ishin fëmijë.

Shërbimi i Mbrojtjes civile të Gazës tha se shkolla po strehonte njerëzit e zhvendosur, derisa Hamasi e dënoi sulmin përmes një deklaratë në Telegram.

“Njerëz të zhvendosur, të sëmurë dhe të plagosur, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë u vranë”, thuhet tutje në reagimin e Hamasit.