Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Bota July 27, 2024 - 16:00

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesore, një pasi sabotuesit paralizuan pjesën më të madhe të rrjetit të trenave, në ditën kur në Paris nisën Lojërat Olimpike.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara me zjarrëvënie gjatë natës në kutitë e kabllove në kryqëzimet strategjike në veri, jugperëndim dhe lindje të Parisit, ku të premten u mbajt ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.

Punëtorët e sistemit të hekurudhave penguan përpjekjet për të shkatërruar pajisjet e sigurisë në një linjë tjetër, që kompania hekurudhore SNCF e cilësoi si “sulm masiv”./abcnews