Macroni premton se do të notojë në lumin Seine

Macroni premton se do të notojë në lumin Seine

Bota July 22, 2024 - 18:13

Emmanuel Macron ende planifikon të notojë në lumin Seine siç kishte premtuar, por “jo domosdoshmërisht” përpara Lojërave Olimpike të Parisit që fillojnë pas një jave.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë zyra presidenciale Elysee të premten, 19 korrik.

Presidenti francez ka këmbëngulur disa herë se do të zhytej në lumin e kryeqytetit për të nxjerrë në pah mundësinë e notit sërish atje falë punës së madhe të pastrimit dhe për të dhënë siguri për cilësinë e ujit.

Por Macron, 46 vjeç, nuk caktoi kurrë një datë dhe nuk iu bashkua ministres franceze të sportit, Amelie Oudea-Castera dhe kryebashkiakut të Parisit, Anne Hidalgo, të cilët të dy u zhytën në “ujërat e turbullta” javën e kaluar.

“Ai nuk njoftoi se do të notonte para Olimpiadës, ai njoftoi se do të notonte dhe gjithmonë e ka shprehur këtë”, u tha gazetarëve të premten një zëdhënës i presidentit.

Por ai nuk do të ketë domosdoshmërisht mundësinë për ta bërë këtë para Lojërave.