Hillary Clinton kërkon mbledhje të fondeve për fushatën e Harrisit, Trumpin e quan kriminel

Hillary Clinton kërkon mbledhje të fondeve për fushatën e Harrisit, Trumpin e quan kriminel

Bota July 22, 2024 - 16:28

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, përmes një thirrjeje kërkoi mbledhjen e fondeve për fushatën e zëvendëspresidentes të ShBA-së Kamala Harris.

76-vjeçarja u kërkoi mbështetësve që të bëhen pjesë e kësaj fushate që ajo e quajti historike, ndërsa ish-presidentit amerikan Donald Trump iu referua si kriminel, raporton Klankosova.tv.

“Unë e njoh Kamala Harris për një kohë të gjatë. Ky prokuror i shkëlqyer do të ngrejë çështjen kundër kriminelit të dënuar Donald Trump dhe axhendën e Projektit 2025 për të hequr liritë tona”, shkroi ajo.

“Por ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Bëhuni pjesë e kësaj fushate historike sot”, tha tutje Clinton në X.

Harrisi dhe Clintoni, biseduan të dielën si pjesë e telefonatave që zëvendëspresidentja i bëri për të mbledhur mbështetjen nga udhëheqësit demokratë.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, dhe gruaja e tij Hillary, e mbështetën 59-vjeçaren, përmes një deklarate të përbashkët, të dielën.