IDF-ja njofton për vdekjen e dy pengjeve izraelite
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot për vdekjen e dy izraelitëve, të cilët ishin rrëmbyer për në Gazë nga terroristët e Hamasit, pas sulmit terrorist të 7 tetorit, 2023.
IDF-ja thekson se trupat e tyre ende po mbahen nga Hamasi.
“Sot, IDF-ja njoftoi familjet e dy pengjeve Alex Dancyg dhe Yagev Buchshtab se ata nuk jetojnë më. Alex dhe Yagev u rrëmbyen brutalisht për në Gaza dhe trupat e tyre ende mbahen nga Hamasi. Konfirmimi i vdekjes së tyre vjen pas shqyrtimit të plotë të inteligjencës dhe miratimit të komisionit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Policinë e Izraelit. Rrethanat e vdekjes së tyre nën robërinë e Hamasit po shqyrtohen nga të gjitha autoritetet profesionale”.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbledhjes së informacionit për pengjet në Gazë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për familjet e pengjeve gjatë këtyre kohërave të vështira”, thuhet në njoftimin e IDF-së.
Today, the IDF informed the families of the two hostages Alex Dancyg and Yagev Buchshtab that they are no longer alive.
— Israel Defense Forces (@IDF) July 22, 2024
Alex and Yagev were brutally abducted into Gaza and their bodies are still being held by Hamas. The confirmation of their deaths comes after thorough… pic.twitter.com/nufhHEgiL4