Republikanët nisin sulmet: Bideni ishte më i dështuari, Harrisi ka qenë gjithnjë aty me të

Republikanët nisin sulmet: Bideni ishte më i dështuari, Harrisi ka qenë gjithnjë aty me të

Bota July 22, 2024 - 10:10

Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga gara nga ana e demokratëve që të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Pak minuta më vonë, Biden tha se ia jep mbështetjen e plotë zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harrisit që ajo t’i hyjë garës për presidente në zgjedhjet e ardhshme.

Pas kësaj, menjëherë nga kampi republikan kanë nisur sulmet drejt Harrisit, ku kandidati për zëvendëspresident nga republikanët, JD Vance, ka thënë se Bideni ishte presidenti më i dobët në histori dhe se “Harris ishte aty me të në çdo hap të rrugës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për tërheqjen e Bidenit ka reaguar edhe Komiteti Kombëtar Republikan, të cilët thanë se “derisa demokratët shpërbëhen, Trump po bashkon popullin amerikan”.