Kryedemokrati amerikan lavdëron Bidenin “historik”

Kryedemokrati amerikan lavdëron Bidenin “historik”

Bota July 21, 2024 - 21:36

Kryedemokrati amerikan Gavin Newsom, thotë se Joe Biden ka qenë një “president i jashtëzakonshëm dhe historik”.

Guvernatori i Kalifornisë  shihet si një zëvendësues i mundshëm i Bidenit në krye të biletës së demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Presidenti Biden ka qenë një president i jashtëzakonshëm, historik – një udhëheqës që ka luftuar shumë për njerëzit që punojnë dhe ka dhënë rezultate mahnitëse për të gjithë amerikanët”, tha ai.

“Ai do të hyjë në histori si një nga presidentët më me ndikim dhe vetëmohues. Faleminderit, Joe Biden”, shtoi Newsom në X.