Boeing parashikon se sa aeroplanë do t’i duhen botës deri në vitin 2043
Prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Boeing, ka parashikuar se industria e aviacionit do të ketë nevojë për pothuajse 44,000 aeroplanë gjatë dy dekadave të ardhshme.
Boeing pret që numri i përgjithshëm i aeroplanëve të pasagjerëve dhe mallrave në mbarë botën të dyfishohet deri në vitin 2043.
Kjo pasi sipas menaxherit të kompanisë, Darren Hulst, udhëtimi është edhe më i rëndësishëm tani sesa para pandemisë COVID-19, shkruan yahoonews.
Por, Boeing nuk pret që aeroplanët me zgjidhje inovative të projektimit të hyjnë në flotat e linjave ajrore në vitet e ardhshme.
Dhe edhe nëse aeroplanë të tillë të rinj prezantohen në dy dekadat e ardhshme, dërgesat ka të ngjarë të mbeten të ulëta, përcjell telegrafi.
Ndryshe, në parashikimin e fundit, rivali i Boeing, Airbus – prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë – parashikoi gjithashtu nevojën për më shumë se 42,000 aeroplanë të rinj deri në vitin 2043.