Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në largim Josep Borrell viziton Letoninë
Përfaqësuesi i Lartë në largim i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka qenë në një vizitë zyrtare në Letoni, në atë që do të jetë një nga udhëtimet e tij të fundit të punës në detyrën e tij.
Bëhet e ditur se Borrell u takua me Ministren e Punëve të Jashtme, Baiba Braze dhe Ministrin e Mbrojtjes, Andris Spruds, për të diskutuar sigurinë rajonale dhe ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Borrell diskutoi edhe rëndësinë e qëndrimit të bashkuar përballë agresionit rus dhe theksoi nevojën për mbështetje ‘më të madhe dhe më të shpejtë’ për Ukrainën.
Ai tha gjithashtu se BE ka një përgjegjësi strategjike për të punuar së bashku dhe për të rritur gatishmërinë mbrojtëse, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ministrja letoneze e Punëve të Jashtme e falënderoi Borrell për mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës dhe përpjekjet e tij drejt paqes dhe stabilitetit në fqinjësinë e Evropës dhe më gjerë.
Ajo gjithashtu e informoi përfaqësuesin evropian për udhëtimin e saj në kufirin lindor të Letonisë, BE-së dhe NATO-s, ku vizitoi pikat doganore dhe të kontrollit kufitar në rrugën drejt Rusisë – Terehova – dhe Bjellorusisë – Paternieki.
Ministrja nënvizoi punën e palodhur të Letonisë dhe autoriteteve të saj për zbatimin e sanksioneve dhe parandalimin e anashkalimit të tyre nëpërmjet kontrollit efektiv në kufirin e jashtëm të BE-së dhe NATO-s.
Ndryshe, Borrell bëri një turne në bazën ushtarake të Kampit Adazi ku takoi oficerët komandues të grupit të betejës shumëkombëshe të NATO-s dhe ushtarë nga kontingjenti spanjoll.
Udhëtimi i tij në Letoni pason një vizitë të ngjashme në Estoni, ku ai u takua me kryeministren e përkohshme Kaja Kallas.
Kaja Kallas është pasardhësja e Borrellit në rolin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. /telegrafi
Warmly welcomed in Riga by @Braze_baiba.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 20, 2024
Ahead of Monday’s #FAC, stressed the need for more & quicker support to Ukraine & tackling sanctions’ circumvention.
Highly appreciate Latvia’s firm stance & visible assistance.
Discussed also the challenging situation in the Middle East. pic.twitter.com/i1eHu30qK6