Afganistan: 40 persona të vdekur nga stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm

Afganistan: 40 persona të vdekur nga stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm

Bota July 15, 2024 - 20:31

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet.

Më herët gjatë ditës, pesë persona tjerë kanë vdekur nga shkaqet e njëjta në provincën Kunar.

Sipas autoriteteve, shifra e viktimave në Nargarhar pritet të rritet.

Ato kanë thënë se presin të regjistrojnë shumë dëme dhe shkëputje të linjave të komunikimit.

Departamenti afgan i Meteorologjisë ka thënë se pret që shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje të ketë në 12 provinca afgane. /REL