OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite
Foto: Getty Images

OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite

Bota July 15, 2024 - 08:36

Një flotë prej më shumë se njëqind kamionësh do të kërkonte 15 vjet për të pastruar Gazën prej gati 40 milionë ton rrënoja në një operacion që kushton midis 500 milionë ose 600 milionë dollarë, ka gjetur një vlerësim i OKB-së.

Përfundimet do të nënvizojnë sfidën e madhe të rindërtimit të territorit palestinez pas muajsh të një ofensive të ashpër izraelite që ka çuar në shkatërrim masiv të shtëpive dhe infrastrukturës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sipas vlerësimit, i cili u publikua muajin e kaluar nga Programi i OKB-së për Mjedisin, 137 mijë e 297 ndërtesa ishin dëmtuar në Gazë, më shumë se gjysma e totalit. Nga këto, pak më shumë se një e katërta u shkatërruan, rreth një e dhjetë e dëmtuar rëndë dhe një e treta e dëmtuar mesatarisht.