FBI: Atentati ndaj Trumpit, po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist ndaj vendit
Zyrtarët e FBI-së u thanë gazetarëve se atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, po e trajtojnë si sulm i mundshëm terrorist vendas.
Ata gjithashtu thanë se vrasësi veproi i vetëm dhe nuk kishte shqetësime të vazhdueshme për sigurinë publike.
Zyrtarët konfirmuan se arma e përdorur për të kryer sulmin ishte një pushkë e stilit AR 556 që ata besojnë se ishte blerë nga babai i të armatosurit.
Agjentët do të pyesin anëtarët e familjes së të armatosurit se si ai fitoi akses në armë, thanë ata, duke shtuar se ende nuk e kishin përcaktuar nëse ajo ishte marrë pa dijeninë e babait të tij.
Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë indikacion se i dyshuari kishte një histori të problemeve të shëndetit mendor, thanë ata, dhe ende po punojnë për zbulimin e motiveve të tij.
Ata vunë në dukje gjithashtu se retorika e dhunshme politike po “rritet” pas tentativës për vrasje, raporton Sky News.