Meloni komenton zgjedhjet në Francë: Le Pen nuk fitoi, por as partitë e tjera
Partia e Marine Le Pen doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare të Francës pavarësisht pritjeve për një fitore tronditëse.
Rezultatet i ka komentuar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se asnjë parti franceze nuk doli fituese në zgjedhjet legjislative të sapopërfunduara, në të cilat Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) u mposht në vendin e tretë nga një koalicion i majtë dhe blloku qendror i presidentit francez, Emmanuel Macron.
Komentet e lideres italiane ishin pjesë e reagimeve të përhapura nga e gjithë Evropa mbi rezultatet e zgjedhjeve legjislative, të cilat panë RN të Marine Le Pen të ndalur në mënyrë dramatike në atë që mendohej se mund të ishte një ngritje në pushtet.
Duke folur në Uashington, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, Meloni tha se interpretimi i rezultateve si një disfatë për partinë e Le Pen ishte i thjeshtë, raporton euronews.
“Unë mendoj se, nëse duam të shohim atë që ndodhi në Francë, e vërteta është se askush nuk mund të këndojë fitoren”, tha ajo dhe shtoi se “ishin tre koalicione: asnjë nga të tre nuk mbizotëroi, asnjë nga të tre nuk është në gjendje të qeverisë i vetëm. Mund të them nga përvoja personale se është më e lehtë të qeverisësh kur jeni bashkë sepse ndani ide sesa kur jeni bashkë sepse ndani një armik”.
Ndryshe, Fronti i Ri Popullor, një koalicion i formuar me nxitim i socialistëve, komunistëve, të gjelbërve dhe partisë së majtë France Unbowed, do të marrë 182-193 vende në Parlamentin francez, nga 577 në total.
Pasohet nga koalicioni i Ansamble të presidentit Emmanuel Macron, i cili do të marrë 157-163 vende, një rënie e ndjeshme nga 245 që fitoi në zgjedhjet më të fundit të vitit 2022.
Pavarësisht kryesimit të sondazheve në raundin e parë të mbajtur më 30 qershor, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen-it do të marrë 136-144 vende, të cilat me sa duket do të shkatërrojnë shpresat për të vendosur si kryeministër Jordan Bardella-n. /Telegrafi/