Zelensky në Varshavë, për të nënshkruar marrëveshjen e sigurisë me Donald Tuskun

Zelensky në Varshavë, për të nënshkruar marrëveshjen e sigurisë me Donald Tuskun

Bota July 08, 2024 - 14:00

Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Varshavë të hënën, për tu takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Të dy udhëheqësit planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin e sigurisë dhe të diskutojnë pritshmëritë e tyre përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili fillon nesër.

Ata gjithashtu do të flasin për pjesëmarrjen e Polonisë në rindërtimin e Ukrainës, zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimin humanitar. BE-ja dhe dy nga vendet anëtare të saj, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me Zelenskyn në një samit në Bruksel muajin e kaluar.

Tusku, i cili ishte kryeministër midis 2007 dhe 2014 dhe u kthye në detyrë në dhjetor, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente për Kievin, duke thënë se dy vitet e ardhshme të luftës do të jenë kritike. /abcnews