SHBA: Katër dronë të grupit Houthi janë shkatërruar në Jemen gjatë 24 orëve

SHBA: Katër dronë të grupit Houthi janë shkatërruar në Jemen gjatë 24 orëve

Bota July 08, 2024 - 08:56

Ushtria amerikane ka shkatërruar dy dronë të grupit Houthi në zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen.

Gjithashtu forcat e koalicionit rrëzuan dy mjete ajrore të tjera pa pilot mbi Gjirin e Adenit.

“Sistemet mendohej se përbënin një “kërcënim të menjëhershëm për forcat e SHBA-së dhe aleatëve dhe anijet tregtare që kalojnë tranzit në zonë”, tha shefi i shtabit të përbashkët të SHBA-së nëpërmjet një reagimi në platformën X.