Erdogani i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet në Gaza: T’i jepet fund këtyre masakrave çnjerëzore

Erdogani i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet në Gaza: T’i jepet fund këtyre masakrave çnjerëzore

Bota July 07, 2024 - 16:05

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi të dielën veprimet e Izraelit në rajon, duke i kërkuar atij që të ndalojë sulmet “çnjerëzore” në Gaza.

“Izraeli duhet të ndalojë së insistuari për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’i japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore. Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar,” tha ai.

Erdogan shprehu gjithashtu shqetësime për ambiciet rajonale të Izraelit, duke deklaruar se “Izraeli duhet të heqë dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon.” /abcnews