Franca voton sot
Foto: AP

Franca voton sot

Bota July 07, 2024 - 08:23

Franca po voton sot në zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me të djathtën ekstreme që shpreson për një fitore historike.

Kjo është hera e parë që RN e Marine Le Pen dhe Jordan Bardella ka pasur një shans realist për të drejtuar qeverinë dhe për të marrë kontrollin e plotë të Asamblesë Kombëtare, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por, pas fitores së RN në raundin e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e kaluar, qindra kandidatë rivalë u larguan për t’u dhënë të tjerëve një shans për të mposhtur të djathtën ekstreme.

Votimi në Francës fillon nga ora 08:00 dhe sondazhet e para do të publikohen 12 orë më vonë.