Erdogani takon Xi Jinping, i thotë se dëshiron që lidhjet Turqi-Kinë të vazhdojnë

Erdogani takon Xi Jinping, i thotë se dëshiron që lidhjet Turqi-Kinë të vazhdojnë

Bota July 05, 2024 - 00:54

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping se dëshiron që marrëdhëniet Turqi-Kinë të vazhdojnë të përmirësohen.

Ai ka thënë gjithashtu se nga hapat e ndërmarrë për të përmirësuar lidhjet, do të përfitonin të dyja vendet, shkruan Sky News.

Ata u takuan sot në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku u diskutua për luftën Rusi-Ukrainë dhe luftimet në Gaza.