Zelensky sfidon Trumpin të zbulojë planin për t’i dhënë fund luftës
Foto: Reuters

Zelensky sfidon Trumpin të zbulojë planin për t’i dhënë fund luftës

Bota July 04, 2024 - 13:50

Presidenti ukrainas e ka sfiduar Donald Trumpin të paraqesë planin e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Trumpi ka pohuar vazhdimisht se nëse ai fiton zgjedhjet, ai mund ta zgjidhë konfliktin përpara se të inaugurohet në janar.

Megjithatë, ai nuk ka treguar detaje se si do ta arrinte këtë.

Volodymyr Zelensky tha se kandidati i mundshëm republikan duhet të zbulojë propozimin e tij dhe të shmangë shkeljen e sovranitetit të Ukrainës në proces.

“Nëse Trumpi e di se si ta përfundojë këtë luftë, ai duhet të na tregojë sot”, tha ai në një intervistë për televizionin Bloomberg, transmeton Zeri.info.

"Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetësinë - ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë".

Zelensky tha se ai ishte "potencialisht i gatshëm" për të takuar Trumpin dhe për të dëgjuar planet e ekipit të tij. /Zëri