Bideni tërhiqet nga gara? Shtëpia e Bardhë del me njoftimin e rëndësishëm

Bideni tërhiqet nga gara? Shtëpia e Bardhë del me njoftimin e rëndësishëm

Bota July 03, 2024 - 23:47

Pas debatit me Donald Trumpin, në publik u hodh ideja se Joe Biden do të tërhiqej nga gara. Mirëpo, tashmë nuk ka më dyshime. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Bideni është shumë i fortë për t’i shkuar deri në fund garës.

“Absolutisht jo. Gara është ajo ku presidenti është fokusuar, duke vazhduar të japë për popullin amerikan”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre kur u pyet nëse presidenti Joe Biden do të largohej.

Së fundmi, i ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidenten Kamala Harris, që është përfolur si një zëvendësuese e mundshme. Shtëpia e Bardhë u përpoq që ta minimizonte si takim, ndërsa nuk dha shumë detaje mbi atë se çfarë është duke u përfolur në këtë tryezë.

“Ata hanë rregullisht drekë,” thotë ajo për Bideni dhe Harrisi.

Bideni, 81 vjeç, pati performancë të dobët në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump, 78 vjeç, javën e kaluar dhe presioni është intensifikuar në ditët e ardhshme me sondazhet që nuk ishin pro tij. /a2cnn