Aleati i Putinit në Kiev, Orban: Armëpushim për të përshpejtuar fundin e luftës

Aleati i Putinit në Kiev, Orban: Armëpushim për të përshpejtuar fundin e luftës

Bota July 02, 2024 - 18:09

Kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri thirrje presidentit Volodimir Zelensky të konsiderojë një armëpushim për të përshpejtuar fundin e luftës me Rusinë dhe tha gjithashtu se donte më shumë bashkëpunim me Kievin.

Orban, i cili është një kritik i zëshëm i ndihmave ushtarake perëndimore për Ukrainë dhe ruan marrëdhënie të ngrohta me Putin, zhvilloi bisedime me Zelensky-n në vizitën e tij të parë në Kiev në më shumë se një dekadë.

Në një konferencë të përbashkët pas bisedimeve, Orban tha se e vlerësonte shtysën e Kievit për të promovuar vizionin e vet të paqes në samitin e majit në Zvicër, ndërsa i kërkoi të përmbyste rendin e kërkesave duke e nisur fillimisht me një armëpushim.

Zelensky nuk ju përgjigj komenteve të Orban, por foli për mundësinë e një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi mes Ukrainës dhe Hungarisë.