Pamje nga katastrofa e përmbytjeve në Serbi [video]

Pamje nga katastrofa e përmbytjeve në Serbi [video]

Bota July 02, 2024 - 11:42

Shiu që ka rënë në Beograd që nga mëngjesi i sotëm ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të kryeqytetit serb, por skenat më tronditëse vijnë nga komuna përreth, si Rakovica dhe Çukarica.

Në Rakovicë u krijua një ujëvarë nga vërshimet.

Në pamjet e publikuara nga Nova.rs shihen sasi të mëdha uji që derdhen nëpër rrugët e Beogradit.

Automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa semaforët në pjesën e qytetit nuk funksionojnë.