Sondazhet: Partia e ekstremit të djathtë e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Sondazhet: Partia e ekstremit të djathtë e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Bota June 30, 2024 - 20:58

Partia “Tubimi Kombëtar” e ekstremit të djathtë të Francës u pa duke udhëhequr raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare me rreth 33% të votave, exit-polleve të para. 

Anketuesit IFOP, Ipsos, OpinionWay dhe Elabe zbuluan se koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor u pa në vendin e dytë me rreth 28.5%, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe blloku qendror i Presidentit Emmanuel Macron ishte në vendin e tretë me 20.5-23%.

Në një vlerësim për BFM TV, Elabe tha se “Tubimi Kombëtar” dhe aleatët e tij mund të fitojnë midis 360 dhe 310 vende parlamentare në raundin e dytë të votimit më 7 korrik.

Ndërkohë, Ipsos parashikoi një gamë prej 230-280 vendesh për Frontin Kombëtar dhe aleatët e tij në një sondazh për France Television.

Gjithsej 289 vende nevojiten për një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare – dhoma e ulët e parlamentit të Francës. 

Kujtojmë se Emmanuel Macron tronditi Evropën kur thirri zgjedhje të parakohshme legjislative në Francë pas rezultateve katastrofike të partisë së tij në zgjedhjet e BE-së në fillim të këtij muaji.

“Tubimi Kombëtar” kundër emigrantëve, i udhëhequr nga Marine Le Pen, kryesoi sondazhin me më shumë se 31% të votave – duke mposhtur partinë qendrore të Rilindjes së Macron, e cila arriti 14.6%.

Presidenti francez, i cili është në pushtet që nga viti 2017, tha më pas se ishte koha që vendi të thoshte fjalën e tij.

“Kam vendosur t’jua kthej zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare përmes votimit”, tha ai teksa iu drejtua Francës nga Pallati Elysee.

“Prandaj po shpërndaj Asamblenë Kombëtare”. /Telegrafi/