Qëllohet me hark në ambasadën izraelite në Beograd, plagoset në fyt polici serb

Qëllohet me hark në ambasadën izraelite në Beograd, plagoset në fyt polici serb

Bota June 29, 2024 - 20:53

Një sulm terrorist ka ndodhur sot para ambasadës izraelite në Serbi, rreth orës 11:00. Bëhet e ditur se një person, identiteti i së cilit nuk është bërë ende publik për mediat, iu afrua Anëtarëve të Xhandarmërisë që po ruanin ndërtesën e ambasadës izraelitë në Beograd.

Siç raportojnë mediave vendase ai i pyeti për një muze.

Teksa anëtarët e Xhandarmërisë po i kthenin përgjigje ai nxori nga çanta një hark dhe qëlloi pjesëtaret e xhandarmërisë.

Një prej anëtarëve është plagosur në qafë dhe është dërguar menjëherë në spital. Raportohet se është ne gjendje të rëndë. Autoritetet u kundërpërgjigjen menjëherë më armë zjarri. Autori nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ministri i Mbrojtjes e cilësoi një sul terrorit teksa njoftoi se janë arrestuar edhe disa persona të tjerë si masë paraprake. /abcnews