Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

Bota June 29, 2024 - 17:19

Polonia me siguri do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën përpara samitit të NATO-s të korrikut në Uashington, njoftoi së fundmi kryeministri polak.

Kryeministri Donald Tusk tha se përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili fillon më 9 korrik, do të zhvillohen bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

“Unë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, duhet të përcaktojmë se si mund të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund të dobësojmë aftësitë mbrojtëse të Polonisë”, u tha Tusk gazetarëve, shkruan yahoonews.

“Ka një shans 99 për qind që ne ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky përpara samitit”, shtoi ai.

Gjithashtu, Tusk theksoi se marrëveshja praktikisht është “përfunduar” dhe vetëm disa detaje dhe formulime duhen sqaruar.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe dy nga vendet anëtare të tij, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me presidentin ukrainas në një samit në Bruksel. /telegrafi