Vritet një person që sulmoi policin që po ruante Ambasadën izraelite në Beograd

Vritet një person që sulmoi policin që po ruante Ambasadën izraelite në Beograd

Bota June 29, 2024 - 13:14

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se një person i panjohur ka qëlluar një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd.

“Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit po përcaktohet, qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë”, tha Daçiq, sipas një njoftimi për media.

Në njoftim u tha se pjesëtari i Xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.

“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”, tha Daçiq.