Policia konfirmon të vdekur 6-vjeçarin e humbur në veri të Gjermanisë

Policia konfirmon të vdekur 6-vjeçarin e humbur në veri të Gjermanisë

Bota June 28, 2024 - 00:00

Policia dhe prokurorët konfirmuan të enjten se trupi i gjetur në fillim të kësaj jave në një fermë në Behrste, rreth 80 kilometra në perëndim të Hamburgut në Gjermani, ishte fëmija i zhdukur gjashtëvjeçar Ariani.

6-vjeçari që ishte me autizëm u zhduk në muajin prill të këtij viti, raporton DW.

Instituti i Mjekësisë Ligjore Hamburg-Eppendorf konfirmoi identitetin e djalit përmes një testi të ADN-së.